Milot Rashica gjithnjë është më afër Aston Villës se sa Leipzigut sipas mediave në Gjermani dhe në Angli RB Leipzig raportohet se janë në luf të me Aston Villan për të marrë shërbimet e Milot Rashicës këtë afat kalimtar. RB Leipzig ka shprehur interesim moti për kosovarin por negociatat më të po zgjasin më shumë se është pritur.
Në këtë rast ka reaguar Aston Villa me trajnerin Dean Smith që e sheh su lmuesin si opsion të mirë për sezonin e ri. Villa është duke e përcjell Rashicën që disa muaj, që nga afati kalimtar i janarit të këtij viti. Është thënë që Villa i plotëson kushtet financiare për Rashicën, por transferi është vonuar për shkak se lojtari preferon Leipzigun pasi që luan në Ligën e Kampionëve sezonin e ri.
Bild ka raportuar që negociatat në mes të dy klubeve nga Bundesliga kanë ngecur pasi që Bremen kërkon 25 milionë euro për shërbimet e tij, shumë të cilën Leipzig nuk dëshiron ta paguajë. Leipzig i kanë këto para për shkak se sivjet ata do të marrin para tjera nga UEFA pasi që arritën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por mendojnë se shuma e kërkuar është shumë e madhe për Rashicën.