Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu para përditësimit të shifrave ka bërë me dije se janë 75 qytetarë në 24 orët e fundit që kanë fituar betejën me COVID-19.
Në ditët e tjera ka pasur një shifër më të lartë se 100, teksa sot vërehet po një shifër pozitive prej 75 pacientësh që i bashkohen atyre mbi 5 mijë të tjerë gjatë pandemisë në Shqipëri që fituan betejën me COVID-19. Nga dita e djeshme deri sot ka një rënie të të shëruarve pasi të dielën u shënuan 119 të tillë.
STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU:
? Gjatë 24 orëve të fundit, 75 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm! ?#COVID19?
Gepostet von Ogerta Manastirliu am Montag, 31. August 2020