Puna në Shëndetësi nuk ka ndalur asnjë moment pavarësisht situatës së vështirë të krijuar nga epidemia. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu nëpërmjet një statusi në Facebook, ben e dije se ekipi i i Onkologjikut ka realizuar 11,337 seanca radioterapie. Në Njësinë e re të Radioterapisë në QSUT ku falë investimit të qeverisë në akseleratorët e standarve europiane, pacientët marrin trajtimin me seanca radioterapie falas.
“#ShëndetësiaNëGatishmëri Megjithë situatën e vështirë të shkaktuar si pasojë e #COVID19, ekipi i radiologjisë në spitalin onkologjik nuk e ka ndalur punën për asnjë moment, në shërbim të pacientëve në nevojë. Në Njësinë e re e Radioterapisë, falë investimit të qeverisë në akseleratorët e standarve europiane, ekipi i palodhur i Onkologjikut ka realizuar 11,337 seanca radioterapie, #falas për pacientët
#ShëndetësiaQëDuam”, shkruan Manastirliu.
#ShëndetësiaNëGatishmëriMegjithë situatën e vështirë të shkaktuar si pasojë e #COVID19, ekipi i radiologjisë në…
Gepostet von Ogerta Manastirliu am Freitag, 28. August 2020