Ka kaluar vetëm një javë që nga dita kur aktorja Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë dhe fansat u befasuan me format e saj pas lindjes. Në pozën e parë me të voglin në Instagram, Olta shfaqej në super formë dhe madje ka vendosur të zbulojë sekretin për të gjitha femrat shtatzënë që kërkojnë të kenë linja të tilla.Aktorja ka filmuar veten në pasqyrë teksa tregon sa pak bark i ka mbetur dhe sa e mirë është lëkura e saj pas lindjes për shkak të kujdesit maksimal.
Olta mendon se sekreti i një trupi të tillë është të mos hash shumë gjatë shtatzënisë, të ecësh dhe të bësh not. Të paktën për të ky trekëndësh ka funksionuar! Ajo i kërkon vajzave të mos jenë “ziliqare” dhe dashakeqe, por të nisin të kujdesen për veten për të pasur rezultate të tilla. Sigurisht, këtu luan një rol të fortë edhe gjenetika! Për më tepër, ndiqni videon e aktores: