Mary Trump Barry nuk është kursyer kur i është dashur që të përshkruajë vëllain e saj President duke thënë: Një njeri “mizor”, “gënjeshtar”, “hipokrit”, “njeri pa parime” dhe “i palexuar”. Mbesa Mary Trump, autore e një libri rreth jetës së xhaxhait të saj ka kryer një seri regjistrimesh që u publikuan nga “Washington Post”. Mary Trump Barry nuk ka shprehur asnjëherë mosmarrëveshjet e tij me presidentin amerikan.

Komentet e Maryanne Trump Barry janë më kritikët që janë bërë deri më tani nga familjarët e manjatit. 83-vjeçarja kritikon vëllanë e saj për ndarjen e familjeve të emigratëve: “E tëra që ai dëshiron është të kapë bazën e tij. Ai nuk ka asnjë parim. Asnjë, asnjë.

Ish gjykatësja, në bisedat e regjistruara, thuhet të jetë ankuar për sjelljen e të vëllait: “Tweet-et e tij të mallkuara dhe gënjeshtrat e tij të mallkuara, Oh Zot … Ndryshimi i ngjarjeve, mungesa e përgatitjes … “. Në një moment Barry i thotë mbesës së saj:” Është hipokrit dhe mizori. Donald është mizor”