Dy ditë më parë Dua Lipa festoi ditëlindjen e 25-të dhe ajo që ngriti peshë zemrat e shqiptarëve ishte urimi në shqip i fashionistes italiane Chiara Ferragni, e cila njihet për marrëdhënien e mirë me vajzën e ditëlindjes. Shpesh herë ato i kemi parë së bashku në evenimente të ndryshme apo tek shoqërohen në festa, teksa nuk mungon as mbështetja që i falin njëra-tjetrës rreth projekteve të ndryshme.
Chiara postoi një foto me Duan në Instagram, ku ndër të tjera shkruante: “U bëfsh 100 vjeçe zemër!” Këtë urim ajo e pasoi nga një tjetër koment në fotot e Duas, ku shkroi: “Gëzuar ditëlindjen Dua bukuroshe”. Të gjithëve na impresionoi me këto urime, teksa autorja e hitit “New rules” i shkroi “UOU shqipja jote është përmirësuar ndjeshëm”. Por, kush fshihet pas këtyre urimeve të Chiara-s?
Epo, është as më pak e as më shumë se një shqiptare, mikeshë e blogeres, me të cilën ajo na ka njohur ditën e sotme nëpërmjet një Instastory. Italiania bukuroshe ka postuar një video të shqiptares, teksa thotë se ajo fshihet pas urimit të saj për Duan.