Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për humbjen e nënës. “I dashur Edi, në këtë ditë të pikëllimit, por edhe të krenarisë, bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës Aneta. Ngushëllimet më të sinqerta në emër timin dhe të familjes” shkruan Thaçi.