Rimini- Një mënyrë e pazakontë për të thënë lamtumirën e fundit është fotografuar në Rimini të Italisë. Në fotot e publikuara në rrjet sociale shihet një e moshuar e cila është fotografuar me gishtin e mesit ngritur (një gjest në dukje fy es) dhe pikërisht kjo foto është përdorur për njoftimin e ndarjes së saj nga jeta. E ndjera është Irma Filomena Nanni, 84 vjeç, ndërsa fotoja është vendosur nga nipërit dhe mbesat e saj.

Fëmijët Daniela, Monica, Luigi dhe Valter, nipërit e mbesat Yuri, Nadia, Nadir dhe Naser kanë njoftuar me keqardhje vd ekjen 84-vjeçares ndërsa më e pazakonta sigurisht që është fotoja që ata kanë zgjedhur t’i japin lamtumirën e fundit. Të afërmit sqaruan për gazetat lokale: «Ne e zgjodhëm këtë foto sepse nëna ishte e tillë, ajo nuk dha m allkim për gjithçka dhe të gjithë. Një grua e shkëlqyer e lindur në periudhën e gabuar për mendjen e saj ». Fun erali i zonjës Irma, e cila ndërroi jetë në 18 gusht, u mbajt në formë laike në 20 gusht dhe hiri pushoi në va rrezat e San Maria në Cerreto.

Dhe nëse dikush po pyesin nëse e njëjta foto e posterit do të përdoret gjithashtu për gurin e va rrit, përgjigja, thonë familjarët, sigurisht, është PO! Për më tepër ju ftojmë të shikoni galerinë e mëposhtme.