Modelja Gigi Hadid është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe në shtator pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo dhe i dashuri i saj këngëtar, Zayn Malik, para pak muajsh vendosën që të zhvendoseshin për të jetuar në një apartament në New York. Si një kujtim të kësaj shtatzënie të parë, modelja ka vendosur të bëj një set fotografik me barkun e rrumbullakosur. 25-vjeçarja u pa tepër në formë në formatin bardh e zi të fotografive.
“Duke u rritur një engjëll. Teksa jam duke festuar këtë kohë, vlerësoj të gjithë dashurinë dhe urimet e mira që kam marrë. Nuk do të harroj kurrë realizimin e këtyre imazheve”, shkroi modelja krahas fotove të publikuara. Ndërkaq, Ggigi konfirmoi shtatzëninë ditën e ditëlindjes së saj të 25. Në fakt shtatzënia e modeles nuk pritej nga fansat pasi ajo dhe partneri Zayn e kanë kaluar lidhjen e tyre me tepër lëkundje kohët e fundit.