Neser, nga ora 21:00, Bayern Munich dhe Paris Saint Germain do të luf tojnë për trofeun që ëndërron çdo futbollist dhe klub, Ligën e Kampionëve. Kjo finale i gjen të dy skuadrat në super formë, që kanë qenë fantastike në takimet e fundit në Portugali, atje ku po zhvillohet faza finale e Champions League, që u shty për shumë muaj për shkak të COVID-19.
Neymar Junior, që duket në formë jetësore, thotë se është gati për gjermanët. 28-vjeçari ka kontribuar me 19 gola dhe 12 asiste për PSG-në këtë sezon. “Paraqitja në gjysmëfinale ka qenë fantastike, por atë s’e mban mend askush”, u shpreh fillimisht Neymar. “Ajo ka mbaruar. Bayerni është një test i madh dhe ne jemi gati. Ata kanë shumë lojtarë të mirë, por ne gjithashtu jemi në një nivel të lart dhe ndjej se po jap më të mirën që kur kam ardhur në Paris”.
“Jemi aty ku donim të ishim. Pronarët kanë projekt të madh dhe pjesë e atij projekti është që të konsiderohemi më të mirët në Evropë. Kurrë nuk kemi qenë më afër se tani – duhet të jemi të fokusuar”.