Një tjetër shqiptar mund t’i bashkohet ekipit të Fenerbahçes. Sulmuesi i Ballkanit, Blend Baftiut, mund të jetë futbollisti më i ri i kanarinave. Turqit besojnë se mund të zbulojnë një futbollist që mund të shkëlqejnë te Baftiu.

Futbollisti kosovar është dakord që të bëjë hapin e madh në karrierë. Menaxheri i tij Shkumbin Qormemeti ishte i deleguar i Lazios për të biseduar për Vedat Muriqin. Ai duket se shfrytëzoi mundësinë që të kalonte Baftiun te Feneri.

Gazetari Arlind Sadiku zbulon se Baftiu ka arritur marrëveshjen personale me klubin turk dhe tashmë pritet që Fenerbahçe të bindë dhe Ballkanin. Marrëveshja mes palëve mund të mbyllet brenda kësaj jave.