Bjeshkët e Tropojës nuk njihen vetëm për bukuritë malore qê ofron ky terren. Kohëve të fundit këtë vend e kanë bërë të njohur edhe frutat e pyllit që rriten aty e të cilat po eksportohen jashtë Shqipërisë duke nisur në Itali, Holandë, Gjermani e deri në Amerikë. Boronica atje tashmë po quhet ‘frut i magjisë’
“Boronica e Tropojës kërkohet nga e gjithë bota. Boronica e Tropojës shkon deri në Amerikë. Ajo përveç se e thatë përdoret edhe e freskët për industrinë për lëngje të ndryshme në Itali, Hollandë, dhe Gjermani”, thotë Ardian Citozi për TCH. Banorët e Tropojës thonë se janë me fat që 1 mije e 100 ha tokë i kanë me frutin e magjisë.