Kryeministri Edi Rama e cilësoi keqinformim publik presidencial, qëndrimin e Presidentit Meta mbi numrin e mjekëve në sistemin tonë shëndetësor, në raport me popullsinë. Rama publikoi reagimin e ministres së Shëndetësisë si dhe pamjet e ndryshimit të Qendrës Spitalore Universitare.
“Reagimi i ministres së Shëndetësisë mbi keqinformimin publik presidencial, lidhur me mjekët në Shqipëri, si edhe dy nga qindra pamjet e ndryshimit të QSUT vitet e fundit, për të freskuar pakëz kujtesën e disave që kanë kurajo të hapin akoma gojën, pasi e rrënuan krejt shëndetësinë deri para 7 viteve”, deklaroi Kryeministri.
Më herët, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se të dhënat në fjalë, i referohen vitit 2016 dhe sipas saj “për ata që ende nuk e dinë, atë vit Shqipëria dhe sistemi ynë shëndetësor, vazhdonin të vuanin pasojat e një prej vendimeve më absurde që është marrë ndonjëherë nga ndonjë qeveri, në historinë e sektorit të shëndetësisë:bllokimi i pashpjegueshëm, për plot 4 vite, i specializimeve të mjekëve të rinj”.
Manastirliu bëri të ditur se falë zhbllokimit të menjëhershëm që iu bë specializimeve me ardhjen në krye të qeverisë së Partisë Socialiste, prej vitit 2018 kur mbaruan specializimet e para dhe në vijim, janë 309 mjekë më shumë në sistem, të cilët falë kontratave që kanë me MSHMS ofrojnë shërbim atje ku janë nevojat e vendit. 2009-2013, dhe për 4 vjet me radhë, Shqipëria nuk nxori dot asnjë mjek specializant.
Sipas saj, falë zhbllokimit të menjëhershëm që iu bë specializimeve me ardhjen në krye të qeverisë së Partisë Socialiste, prej vitit 2018 kur mbaruan specializimet e para dhe në vijim, janë 309 mjekë më shumë në sistem, të cilët falë kontratave që kanë me MSHMS ofrojnë shërbim atje ku janë nevojat e vendit.
Vetëm në dy vitet e fundit në sistemin tonë shëndetësor janë punësuar mbi 600 mjekë dhe 2400 infermierë.
Për këtë arsye, përgjatë qeverisjes sonë, falë politikës së re të pagave dhe taksimit të ndershëm, paga mesatare e mjekëve është rritur me 26 %, ndërsa paga mesatare e infermierëve është rritur me 27 %.
Për këtë arsye kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim bonusin prej 2.5 milion lekë mbi pagën për mjekët që ofrojnë shërbime larg vendbanimit dhe bonusin special prej 1.000 euro, për çdo mjek e infermier që punon në vijën e parë të lu ftës me COVID-19.
Për këtë arsye kemi investuar në infrastrukturë, për të bërë që mjekët tanë të punojnë, siç thonë vetë ata, “në kushte që dikur as nuk i kishin ëndërruar dot më, pas zhgënjimeve me dekada”.