Oriola Marashi dhe Eros Grezda tashmë nuk e kanë më aspak problem të shjfaqin hapur dashurinë e tyre. Çifti më i përfolur i momentit duket se janë shumë të dashuruar dhe herë pas herë postojnë foto e video së bashku në rrjetet sociale.

Së fundmi, supermodelja bukuroshe ka postuar një video me fustan të bardh nusërie. Oriola Marashi duket se ia ka “marrë mendjen” Eros Grezdës me fustanin e bardhë, pasi ai e ka postuar në Instagramin e tij. Futbollisti e shoqëroi videon me këngën “Un amor” të Gipsy King dhe i dhuron puthje pafund.