Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë një ndër çiftet më të komentuar të momentit. Pak kohë më parë, Ledri konfirmoi se do të bëhen prindër të një vajze, përmes një videojë në rrjete sociale, krahas së cilës shkruante: “Po vdes me t’i parë sytë”.

Sara ka ndarë me ndjekësit momente të ndryshme gjatë kësaj periudhe të ëmbël që po shijon, ndërkohë që së fundmi ka publikuar një foto ku duket mjaft tërheqëse si gjithmonë, por ka një “problem”.

“Xhinset e mia të preferuara nuk më bëjnë më, por sërish provoj t’i vesh”, ka shkruar Sara krahas postimit të fundit. Barku po rritet dita ditës dhe rrobat në garderobën e saj nuk po i përshtaten më.

Kujtojmë që Ledri dhe Sara, pavarësisht thashethemeve që qarkullonin prej kohësh, e konfirmuan lidhjen vetëm pak muaj më parë.