Teksa shoqëria jonë konsiderohet ende në tranzicion, ka disa tematika mjaft delikate që duket se do marrin goxha kohë që të pranohen e të thyejnë muret e shoqërisë shqiptare. Ndër to është edhe vendi i meritur i personave të komunitetit LGBT, që ndryshe nga sa po shohim në botë ku në shumë shtete janë lejuar martesat mes personave me gjini të njëjtë, në Shqipëri vijojnë ende stigmat dhe dhu na psikologjike deri tek ajo fizike. Padyshim në këtë rast rol të madh luan edhe ndërgjegjësimi që duhet tu bëhet shqiptarëve, dhe shumë personazhe publike e kanë marrë përsipër këtë rol.
Mes tyre është edhe Dafina Zeqiri e cila vazhdimisht është shfaqur si përkrahëse e komunitetit LGBTQ dhe herë pas here zgjedh mënyra mjaft origjinale për të shfaqur mbështetjen e saj ndaj kësaj kategorie. Kujtojmë se në videoklipin “Aman” të publikuar dy muaj më parë, ajo erdhi me mesazhin e koduar që fshihet pas make up-it të këngëtares dhe lidhet me muajin e komunitetit LGBTQ.
Ditën e djeshme autorja e hitit “A je pendu” ka publikuar dy foto në Instagram me dy mikeshat e saj njëra prej të cilave është transgjinore. Mirëpo, fatkeqësisht ajo është përballur edhe me komente n egative që dëshmojnë horizonti e ngushtë të disa personave dhe njërit prej tyre i është kundërpërgjigjur. Komentuesi ka shkruar “Si ka mundësi gjithë femrat më të mira rrinë me këto pe derat.” Mirëpo, Dafina nuk ia ka përtuar një pëgjigje, duke iu kthyer: “Pe dera jeni ju që shkruani komente të tilla, qata kërkush sjau rras. Idiot!”.