Një udhëtar rreth 55 vjeç ka rezultuar pozitiv, pasditen e sotme, në pikën kufitare të Kakavijës. Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se udhëtari nga Tirana kishte dalë pozitiv dhe ishte nisur drejt Greqisë. Ai ka kaluar pa problem nga pala shqiptare, e cila nuk e bën kontrollin e testeve, pasi këto të fundit kërkohen vetëm nga pala greke.

Ka qenë kjo e fundit që ka zbuluar testin pozitiv, duke rikthyer menjëherë për karantinim në Tiranë qytetarin. Ai kishte udhëtuar me një autobus, ndaj dhe është bërë menjëherë dezinfektimi i mjetit. Ky precedent do të shërbejë që prej ditës së nesërme të ketë kontroll të testit edhe nga pala shqiptare.