Presidenti Donald Trump ka vendosur qe te ndalojë TikTok-un në SHBA. “Sa i përket TikTok-ut, ne po i ndalojmë ata në Shtetet e Bashkuara”, u tha Trump gazetarëve ndërsa ishte në bordin e “Air Force One”. Trump tha se mund të përdorë fuqitë ekonomike të urgjencës ose një urdhër ekzekutiv. Nuk ishte e qartë menjëherë se si do të dukej një urdhër i tillë. “Epo, unë kam atë autoritet,”,- tha ai.
Më parë, njerëzit që punojnë për këtë çështje brenda administratës amerikane prisnin që Presidenti të nënshkruante një urdhër për të detyruar ByteDance, kompaninë kineze që zotëron platformën e mediave sociale, për të shitur operacionet amerikane të TikTok. Masa kishte për qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të politikëbërësve se TikTok në pronësi të huaj mund të jetë një rrezik i sigurisë kombëtare.