Pas njoftimit se dëhsiron të largohet nga Barcelona, Lionel Messi është ‘përmbytur’ me mesazhe dashurie nga tifozët, shumë prej të cilëve po përpiqen ta bindin që luajë për ekipe të ndryshme. Korit të tyre iu bashkua edhe presidenti argjentinas, Alberto Fernandez. Në një intervistë të dhënë për mediet lokale, numri 1 i shtetit të Amerikës së Jugut i ka bërë thirrje Messit, duke shpresuar që ai të kthehet në atdheun e tij
“Barcelona ka qenë një klub unik në vitet e fundit me Messin. Shpresoj që Leo ta përfundojë karrierën atje ku e ka nisur, në Argjentinë, te Newell’s Old Boys. Leo, ju jeni në zemrat tona dhe kurrë nuk kemi qenë në gjendje t’ju shohim duke luajtur në tokën tonë. Na jepni kënaqësinë të vini këtu për të përfunduar karrierën tuaj, në Newell, i cili është klubi juaj!”, ka deklaruar ai.