Ivan Rakitic do të jetë largimi i parë i madh nga Barcelona. ‘El Chiringuito de Jugones’ raporton se mesfushori kroat ka arritur tashmë marrëveshje dhe po rikthehet në Sevilla. Zyrtarizmi, sipas JUGONES, do të ndodhë brenda pak orësh, pasi tashmë ai ka kaluar edhe testet mjekësore.

Rakitiv është pjesë e Barcelonës që nga viti 2014, por është i detyruar të largohet pasi katalunasit janë në krizë dhe duan të bëjnë ndryshime. Ndryshime rrënjësore ndoshta, pasi raportohet se edhe Lionel Messi do të largohet nga Barcelona.