Të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë planifikuar të udhëtojnë me kompaninë Wizz Air nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit kanë të detyrueshme pajisjen e testit PCR negative, me vlefshmëri deri në 72 orë nga data e fluturimit.

Lajmi u bë i ditur nga ambasada e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut. Sipas saj, ky është një vendim i kompanisë Wizz Air. “Shtetasit shqiptarë munden të hyjnë nga pikat kufitare tokësore, midis dy vendeve pa patur nevojë për test PCR”, – thekson Ambasada./