Kreu i OSBE-së Edi Rama i drejtoi një thirrje direkte presidentit bjellorus Lukashenko që të pranojë ofertën për dialog për të zgjidhur krizën. “Kryesia shqiptare do i qaset kësaj përpjekje pa axhendë të paracaktuar, u takon atyre të bien dakord si do të ecë përpara Bjellorusia. Kryesia do të ecë pa reshtur për të ndihmuar.
Do të sigurohemi që të mbetet kështu gjatë gjithë kohës, pa imponuar asgjë. Së fundi, kryesia beson se cdo marrëveshje dhe garanci duhet respektuar nga i gjithë komuniteti, nëse biem dakord për dicka duhet ti përmbahemi. Organizata jonë mund ta bëjë këtë perspektivë, të angazhohem, të dëgjoj, kuptoj dhe mbështes në gjendje të bëj. Jam gati ta bëj të funksionojë. U bëj thirrje autoriteteve bjelloruse, ju lutem jepini një mundësi kësaj oferte, përfitoni nga ky moment, që Bjellorusia t’i largohet përballjes dhe të përpiqet për dialog dhe pajtim” tha ai.