Shkolla fillore dhe kopshti në Perlat të Durrësit u rrënua 26 nëntorin e shkuar, por 26 nëntori që po vjen do të rihapë dyert e rilindur për fëmijët e mësuesit, me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e kopshtet e komunave Europiane. Kryeministri Edi Rama ndau sot një foto nga kantieri i ndërtimit të shkollës dhe kopshtit.
“143 shkolla të reja me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të Shqipërisë që duam”, bëri të ditur kryeministri Rama.