Segmenti rrugor Stërmas – Picallë në Tiranë është një nga të preferuarat për adhuruesit e biçikletave gjatë fundjavës. Kjo rrugë vendore panoramike është rehabilituar me fonde të BE-së në vitin 2014 dhe ofron pamje shumë të bukura të kryeqytetit.
“BE është krenare që ka kontribuar në rikonstruktimin e saj. Rruga e gjatë 14.7 km është përfunduar në vitin 2014 me një kosto prej 8.1 milion euro”, thuhet në një njoftim të delegacionit të BE-së në Tiranë. Kjo rrugë ka përmirësuar lidhshmërinë për më shumë se 30 mijë banorë në zonat e Petrelës dhe Farkës. Falë saj, bizneset e zonës kanë rritur të ardhurat e tyre. Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ishte atje për të vizituar një nga bizneset që falë rrugës dhe peizazhit të bukur tani mirëpret më shumë klientë.