Një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, Rudina Magjistari, përpiqet të jetë tepër aktive në rrjete sociale dhe të komunikojë sa më tepër me ndjekësit e saj. Mirëpo, postimet më të shpeshta që shohim në llogarinë e Rudinës janë ato të punës, ndërsa jetën personale moderatorja përpiqet ta mbajë sa më larg syrit të mediave.
Por, dashuria për fëmijët i tejkalon edhe këto “rregulla strikte” që i ka vendosur vetes, ndaj sonte Rudina nuk mundi të mos ndante një moment tepër të ëmbël me të bijën, Mian. Herën e fundit që kemi parë një foto të saj, ajo ishte shumë e vogël, por koha ka kaluar shpejt dhe Mia ka ndryshuar. Si rrallëherë, Rudina ka publikuar pozën e bukur me të voglën e saj, ndërsa krahas postimit shkruan: “Perfeksion i vërtetë”
View this post on Instagram
Pure perfection ❤️ #love #daughter #motheranddaughter #mialuleqingji #happiness #perfection