A keni bërë pyetje ndonjëherë se sa herë në jetë vërtet dashurohemi? Anketa e bërë me 2 mijë njerëz për përvojat e tyre dashurore dhe seksuale zbulon sa herë në jetë vërtet dashurohemi.
Rezultatet me të anketuarit kanë treguar që për shkak të dashurisë vetëm dy herë në jetë vërtet kanë dashuruar “marrëzisht”, ndërkaq shumica e tyre konsiderojnë që kanë bërë kompromis dhe kanë ndenjur qetë kur është fjala për partnerin me të cilin jetojnë.
Një ndër shtatë të anketuarit nuk konsiderojnë që personi me të cilin aktualisht janë bashkë është dashuri e jetës së tij. Mirëpo, shkaku që aktualisht janë në lidhje e cila nuk i plotëson në tërësi, njerëzit nuk i pengon që akoma të kërkojnë dashurinë e jetës së tyre. 70% kanë deklaruar që personin e vërtetë e kanë gjetur derisa kanë qenë në lidhje e cila ka qenë “kompromis”.
Rezultatet kanë treguar që është shumë e vështirë të gjendet personi i vërtetë. Është shqetësuese që shumica kanë deklaruar që aktualisht janë në lidhje apo të martuar me dikë i cili u është vetëm se u “interesant”, ka thënë për “Daily Telegraph” Claire Jarvis, drejtore e komunikimit në kompaninë “Siemens”, e cila ka zhvilluar anketën.