Ditën e sotme Sara Hoxha ka publikuar një foto ku shfaqet e shtrirë në plazh, duke shijuar panoramën e detit me një gotë kapucino. Por ajo që vumë re në foton e publikuar në Instastory, janë strijat në pjesën anësorë të kofshëve, që ajo nuk u mundua aspak t’i mbulonte. Mirëpo, si duket ky postimi i Sarës ka shkaktuar disa polemika dhe paqartësi, të cilat e kanë detyruar bukuroshen të sqarojë postimin e saj të mëparshëm. Ajo ka shpërndarë një tjetër foto në Instastory ku sqaron se ato quhen strija, jo celulit sikundër e kanë quajtur disa persona e media. Po ashtu, ajo bën me dije se në fakt nuk janë problem i shtatzënisë por janë si pasojë e lëkundjeve të mëdha të peshës në adoleshencë.
Pra, si duket bukuroshja shqiptare paska patur disa probleme me peshën në të shkuarën dhe kjo është hera e parë që na e rrëfen këtë gjë. E para: Këto quhen strija dhe jo celulit! E dyta: Nuk më janë bërë gjatë shtatëzënisë, por janë pasojat e lëkundjeve të mëdha të peshës gjatë adoleshencës. E treta: Janë shumë të rralla femrat që nuk kanë strija. Kështu, më mirë mësoni t’i doni ato dhe të ndiheni mirë me lëkurën tuaj. Kjo stigmë duhet të thyhet. Ky mesazh është tepër i bukur dhe është për t’u vlerësuar fakti që Sara po e bën publike këtë gjë pa e vr arë shumë mendjen se çfarë thonë të tjerët!
Së bashku me Ledrin, ajo po i kalon këto ditë të pritjes së ëmbël në bregdetin shqiptar, larg frikës nga koronavorusi në Kosovë, ku situata është më shqetësuese. Pak ditë më parë Sara dhe Ledri zbuluan se janë në pritje të një vajze dhe të gjithë janë kuriozë për detaje të mëtejshme! E kanë menduar vallë emrin?