Ministrja e Arsimit Besa Shahini përmes një shënimi në rrjetet sociale ka shkruar se qëllimi kryesor për vitin e ri shkollor, është ruajtja e shëndetit të nxënësve, prindërve e mësuesve, gjatë zhvillimit të procesit mësimor në shkollë.

Më tej ministrja bën me dije se është zhvilluar një takim mes drejtuesve dhe përgjegjëse të arsimit me qëllim krijimin e kushteve sa më të sigurta në ambientet e shkollës dhe mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor.“Qëllimi kryesor për vitin e ri shkollor, është ruajtja e shëndetit të nxënësve, prindërve e mësuesve, gjatë zhvillimit të procesit mësimor në shkollë.

Zëvendësministrja Nina Guga, drejtorët Zamira Abazi Gjini, Selman Hodaj dhe Gerti Janaqi, vijuan konsultimet me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, Këshillin Kombëtar të Prindërve, sindikatat e arsimit dhe organizata të ndryshme – me qëllim krijimin e kushteve sa më të sigurta në ambientet e shkollës dhe mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor”, shkruan Shahini.