Një kompani amerikane e cila prodhon pajisje mjekësore mori aprovim për prodhimin e testit të shpejtë antigjen, që në afat prej 15 minutash duhet të japë rezultate për koronavirusin. Në njoftimin e kompanisë thuhet se Departamenti amerikan për ushqime dhe barëra (FDA) miratoi prodhimin e testit të shpejtë antigjen ndaj COVID-19. Më tej theksohet se nuk do të ketë më nevojë pajisje shtesë për test, e cila do të japë rezultat për 15 minuta, ndërsa kompleti testues do të shitet për 5 dollarë.
Thuhet se kompania do të fillojë prodhimin e pothuajse 50 milionë grupe testesh nga tetori. Kompania ka zhvilluar një aplikacion që mund të instalohet në telefon dhe në këtë mënyrë të gjithë mund të tregojnë rezultatet e tyre kur hyjnë në shkollë ose në vendet e punës. Kompania deri më tani ka marrë miratimin për të prodhuar 5 lloje të testeve, përfshirë testin “ID Now” i cili përdororet nga Shtëpia e Bardhë dhe jep rezultate brenda 5 minutave.