A e dini që shenjat e Zodiakut ndahen në 4 elemente? Po, zjarri, toka, ajri dhe uji. Secila nga këto elementë është “shtëpi” e tre shenjave të zodiakut. Pra, çdo shenjë i përket një elementi. Më poshtë do zbuloni cilit element i përkisni dhe si përshtatet kjo me ju. Shenjat ndahen në katër kategori të mëdha: shenjat e zjarrit, të tokës, të ujit dhe të ajrit. Siç shihet, shenjat Zodiakut i përkasin katër elementëve. Në ciklin e Zodiakut, çdo element ka funksionin e tij. Toka mundëson stabilitetin, ajri komunikimin, uji lidhet me emocionet, por është zjarri ai që fillon gjithçka, ai që jep jetë duke krijuar.
Astrologët e lashtësisë e kanë lidhur elementin e zjarrit me krijimin e universit. Kur njeh persona të shenjës së zjarrit e kupton përse zjarri lidhet me krijimin, me fillesën. Treshja Dash- Luan- Shigjetar, tre shenjat e zjarrit duket se janë shpirti i Zodiakut, por edhe pse zjarri jep ngrohtësi, dritë dhe jetë në tërësi çfarë do të ishte e gjithë kjo pa tokën, e cila stabilizon?