Tashmë pandemia e koronavirusit ka ndryshuar rregullat e jetës sonë të përditshme. Siç bëjnë të ditur mediat e huaja, komisioneri i tregtisë në Bashkimin Evropian, Phil Hogan ka dhënë dorëheqjen.

Dorëheqja erdhi për shkak se qeveria irlandeze e akuzoi atë për shkelje të rregullave të Covid-19.

Mediat raportojnë se më 19 gusht Hogan mori pjesë në një darkë me më shumë se 80 njerëz në County Galway, duke thyer kështu rregullat e COVID-19. Vet Hogan pohoi se nuk kishte thyer asnjë ligj.