Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe njoftoi se vaksina e koronavirusit do të shpërndahet falas për popullatën. Në një intervistë për “Sloboden Peçat”, ministri foli mbi gjendjen e krijuar në vend nga Covid-19 si dhe lajmet e blerjes së vaksinës së Oksfordit e Astra Zenekas, e cila do të përdoret nga shtetet anëtare të BE-së.
“Kemi dy mekanizma për momentin për blerje. Njëri është mekanizmi Kovaks, përmes OBSH-së dhe Aleancës së Imunizimit, i cili lejon që vendeve t`u shpërndahen në mënyrë të barabartë vaksinat në varësi të numrit të popullsisë” tha Filipçe. Ai shtoi se kanë marrë dhe një ofertë nga ambasada polake për furnizim me vaksinën.
“Polonia mund të sigurojë një sasi të përshtatshme edhe për ne, duke se kemi mundësinë për një marrëveshje bilaterale. Konkretisht, me të dy mekanizmat, ne arrijmë sigurojmë që vaksina të jetë në dispozicion të qytetarëve tanë, pa pagesë”, u shpreh ministri. Një ditë më parë, në Maqedoninë e Veriut u shënuan tre vde kje dhe 118 infektime të reja.