Kapiteni i Arsenal-it, Pierre-Emerick Aubameyang, ka bërë të ditur se nuk po zhvillon asnjë negociatë me klubin për rinovimin e kontratës që i skadon pas një viti. Megjithatë, ai ka thënë se “shpresoj të marr një lajm të mirë shumë shpejt”. Ylli i kombëtares së Gabon-it thuhet se ka arritur një marrëveshje verbale me Topçinjtë për një kontratë 3-vjeçare me 250 mijë sterlina në javë.

Gjithsesi, në një lidhje direkte në Instagram më vëllanë e tij, Aubameyang ka thënë:
“Të gjithë po tregojnë stilolapsin dhe letrën (emoji), por nuk kam akoma letrat”. Sul muesi i Arsenal-it, më pas, ka shpjeguar me shenja se ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës duke i thënë vëllait të tij se “do ta nënshkruaj”.

Para përfundimit të videos, Lojtari i Vitit i Arsenal-it ka shtuar: “Kaloni një natë të mirë dhe shpresojmë të marrim një lajm të mirë”.