U desh një fundjavë për ta çuar përsëri Italinë tre muaj pas në l uftën e saj kundër pandemisë së koronavirusit. Rritja e shpejtë e infeksioneve të javës së kaluar rrezikon të fshijë përparimin e bërë nga vendi i parë evropian që u prek nga Covid-19.
Alarmi u dha të shtunën e kaluar, ku Italia regjistroi 629 raste të reja brenda 24 orëve. Një shifër e tillë nuk ishte regjistruar që nga muaji maji, kur Italia doli me kujdes nga një prej bllokimeve më të gjata në botë pas më shumë se 30,000 vdek jeve të lidhura me COVID. Të dielën qeveria urdhëroi mbylljen e diskotekave dhe bëri përdorimin e ma skave të detyrueshme jashtë në zona të veçanta gjatë natës.
“Ne nuk mund të hedhim poshtë sakrificat e bëra gjatë muajve të fundit,” tha ministri i shëndetësisë, Roberto Speranza, pasi spektri i një valë të dytë filloi të përhapet në të gjithë vendin. Walter Riçiardi, një këshilltar i lartë i ministrisë italiane të shëndetësisë për shpër thimin e koronavirusit tha: “Italia është në një udhëkryq tani. Nëse nuk zbatojmë masa të kontrollit dhe numrat vazhdojnë të rriten, do të kërkohen bll okime të lokalizuara “.
Vala e parë e pandemisë në Itali ishte brutale, me më shumë se 250,000 infeksione, duke arritur në rreth 6000 raste në ditë në mars. Në muajt e fundit, gjurmimi i kontakteve dhe pajtueshmëria me masat e sigurisë kishin ndihmuar Italinë të arrinte një shkallë të qëndrueshme, të ulët të infeksioneve të reja Covid-19, por tani situata nuk duket shumë optimiste.
Shumica e njerëzve që kanë testuar pozitivisht ditët e fundit janë pushues të rinj që kthehen nga Greqia, Spanja, Malta dhe Kroacia. Për këtë arsye, të premten e kaluar qeveria obligoi që ardhjet nga këto katër vende të testohen për virusin. Roma tha që po konsideronte gjithashtu shtimin e Francës në listë. Të martën në ishullin Santo Stefano, në arkipelagun Maddalena të Sardenjës veriore, 470 pushues u vendosën në karantinë pasi një punonjës 60-vjeçar i turizmit u rezultoi pozitiv.