Sinoptikania Adiola Bani është shprehurse gushti do të mbyllet me temperatura të favorshme. Ajo tha se sot temperaturat do të jenë 38- 39 gradë Celsius, të martën bien me 3 gradë deri në 36 por jo më shumë, teksa ditët e tjera vijojnë me 37- 38 gradë Celsius.
Për më tepër në zonat bregdetare do të ketë vetëm mot të kthjellët si dhe diell e temperatura të larta kurse disa vranësira do të ketë vetëm në rajonin verior dhe qëndror të vendit. Kanë mbetur dhe një javë derisa të mbyllet muaji gusht dhe pushuesit kanë mundësinë ta shijojnë atë në bregdet.