Ajo është në muajin e 5- të të shtatzënisë dhe gjinia e foshnjës është vajzë. Kjo ishte një nga ditët më të lumtura në jetën tonë dhe pata fatin ta ndaja me ju. Për shumë ditë të tjera si kjo. Gëzuar ditëlindjen mashkullit që dëshiroj ta mbaj përgjithmonë në zemrën time, Culi”, shkroi Sara pak ditë më parë, teksa po festonin 34-vjetorin e lindjes së Ledrit, moment ky shumë i veçantë për ta, kur presin të bëhen me fëmijë. Burime pranë Ledri Vulës kanë treguar për “Panorama Plus” se pas karantinës do të ketë dasmë, ashtu siç dy prindërit e tij e deklaruan pak javë më parë. Ata paralajmëruan dasmë të djalit të tyre me një vajzë blogere, Sara Hoxha, një ceremoni që është menduar të organizohet pasi karantina të ketë përfunduar plotësisht.

Xheraldina dhe Agroni kanë folur për afeksionin e tyre për partneren e të birit, Sarën. E ëma e Ledri Vulës tregoi se Sara i është përshtatur shumë ambientit të tyre familjar dhe ndihen shumë mirë me të. Madje, ajo ka thënë se Sara është natyrë më e dashur dhe e përkushtuar dhe kalon mjaft kohë me ta. Ndër të tjera, Xheraldina foli për dëshirën e madhe të bashkëshortit të saj, Agronit, për të realizuar një dasmë madhështore. Sara është një vajzë shumë fisnike. Për e bukur, e shikoni dhe vetë. Mirëpo, shpirti dhe zemra e saj është shumë më e madhe se bukuria. E bukur është mjaft. Zakonisht, prindërit dëshirojnë që fëmija i tyre të gjejë një yll dhe Ledri e ka gjetur yllin e vet. Momentalisht janë të ndarë, pasi Sara është në Gjermani te prindërit, ndërsa Ledri është në Brezovicë me miqtë e tij.

Kjo largësi dhe kjo karantinë po e bëjnë të pamundur ardhjen e shpejtë të Sarës. Mirëpo, shpresojmë të kalojë shpejt karantina. Ajo na mungon edhe neve tani, Ledri është pak tip introvers dhe qëndron me ne një ose dy orë dhe ikën në botën e tij, ndërsa Sara rri me ne më gjatë, përgatisim bashkë ushqimin, qeshim, bisedojmë. Të dy kombinohen shumë mirë në ambientin tonë familjar. Me kismet, pas karantinës do të kemi dasmë”, është shprehur e ëma e Ledri Vulës, Xheraldina.

DON ZHU ANI QË VENDOSI TË KRIJOJË FAMILJE

I konsideruar si “Don Zhu ani” i muzikës, duket se Ledri tashmë ka gjetur stabilitetin në dashuri, ndoshta dhe për shkak të pjekurisë tashmë. U bë kohë që ai është në lidhje dashurie me blogeren Sara Hoxha. Pas pushimeve të fundit në vendet luk soze, ata shihen gjithmonë e më pranë familjarëve të tyre. Ata janë fotografuar në evente të ndryshme apo festa ditëlindjesh, ku shihen gjithmonë pranë njëri-tjetrit. Kështu ndodhi në ditëlindjen e 27-të të Sara Hoxhës, kur reperi u kujdes ta surprizonte atë me një buqetë të madhe me trëndafila të kuq e rozë dhe ajo nuk hezitoi t’i ndante edhe me ndjek ësit e saj.

Reperi i dashur është përfolur shpesh në media për marr ëdhëniet e tij me femrat. Por tashmë të gjitha thashethemet kanë marrë fund, pasi ai ka në krah vetëm një vajzë, të cilën e ka zgjedhur larg botës së showbizz-it. Tashmë Sara është një personazh mjaft i ndjekur në “Instagram”, aty ku së fundmi e ka bërë dhe profilin publik, në mënyrë që të gjithë të shohin fotot nga përditshmëria dhe udhëtimet e shumta që bën. Kurioziteti është shumë i madh për Sarën, duke qenë se është dhe partnerja e një prej reperëve më të kërkuar në tregun shqipatar. Po kush është Sara, ajo e ka zbuluar vetë.

Blogerja ka realizuar një miniintervistë me ndjekësit e saj në “InstaStory”, ku u është përgjigjur pyetjeve të bëra, duke na zbuluar shumë detaje për veten, që nuk i dinim më parë për të. Sara ka lindur në Zvicër, është 27 vjeç dhe 1.64 cm e gjatë. Mes “Samsung” dhe “Iphone”, ajo zgjedh këtë të fundit, madje tregoi se fotot e saj i rregullon vetëm me efektet e telefonit, ndonjëherë përdor programin “VSCO”. Sara nuk e frekuenton palestrën, nuk përdor fare krem për fytyrën e saj (fondatinë), madje as nuk shikon televizion shqip.

KARRIERA E LEDRI VULËS VIJON ME SUKSES

Reperi i njohur, Ledri Vula, ka publikuar në “YouTube” albumin e tij më të ri. Ai shprehet se do kishte dashur që këtë album ta prezantonte nëpër koncerte, por situata ishte e tillë. “Albumi 10/10 sonte del komplet në ‘YouTube’. Këtë album ia kom pas borxh fansave, dostave, vetes, edhe vet muzikës që e boj. Situata nëpër të cilën po kalojmë s’na ka lon me realizu qysh e kemi menu, por çdo gjë e ka të mirën dhe të ke qen e vet.

E mirë se albumi megjithatë ka arritur me dal dhe e keq ja që s’kom mujt me e nda personalisht me publikun në koncerte. Por ajo kohë po vjen me kismet. E me kismet po vijnë edhe projekte te reja. Faleminderit krejt njerëzve që jon pjesë e këtij projekti! Gjithashtu, faleminderit krejtve për suportin dhe komentet e mira”, shkruante Ledri në postim. Por fansat e pyesin nëse është frymëzuar nga e dashura tij, Sara Hoxha, për këtë klip dhe nëse do të ketë dasmë së shpejti. Dhe kështu do të jetë, ata do të organizojnë një dasmë private, sipas rregullave që do të respektohen nga të gjithë.