Situata e pandemisë së koronavirusit në Spanjë, ka detyruar kryeministrin të nxjerrë ushtrinë. Pedro Sanchez tha se 2,000 ushtarë do të jenë në dispozicion, për të gjurmuar personat që kanë rënë në kontakt me të infektuarit me kovid. Kryeministri tha se situata është shqetësuese, ndaj duhet vepruar sa më shpejt për ta mbajtur nën kontroll.

2000 mijë ushtarët që janë trajtuar për gjurmim, do të dërgohen në rajone të ndryshme. Ekspertët kanë fajësuar mungesën e kapaciteteve për gjurmim, duke e konsideruar një nga shkaqet kryesore që ka sjellë përkeqësimin e situatës së pandemisë.

Spanja ka më shumë se 400 mijë raste të konfirmuara me koronavirus dhe rreth 30 mijë viktima.