Nga sot e në vazhdim, ne kemi përdorur çdo pjesë të burimeve natyrore që Toka mund të sigurojë për ne brenda një viti kalendarik dhe tani po jetojmë me ‘kredi ekologjike’. Për këtë vit, Dita e Mbikëqyrjes së Tokës është sot, më 22 gusht dhe që shënon pikën imagjinare kur kërkesa e njerëzimit tejkalon atë që Toka mund të gjenerojë në një vit.
Organizata ndërkombëtare e kërkimit, Global Footprint Network , e cila e llogarit këtë datë që nga viti 1970 dhe që mat matë biokapacitetin e çdo shteti (zonat prodhuese të tokës dhe detit) – vlerëson se për të mbështetur mënyrën tonë të jetesës, janë të nevojshëm 1.6 planetë.
Me termin ‘kërkesa e një shteti’ kuptohen nevojat e banorëve të saj për produkte ushqimore me bazë bimore dhe fibra, bagëti dhe produkte peshku, lëndë druri, hapësirë për infrastrukturën urbane dhe pyje për të absorbuar emetimet e tij të dioksidit të karbonit nga karburantet fosile. Nëse kërkesa e një popullate për asete natyrore tejkalon furnizimin, ajo zonë ka një deficit ekologjik dhe organizata Global Footprint Network cakton për çdo shtet një datë simbolike për të shënuar fillimin e këtij deficiti.
Cilat vende janë më shumë deficitare në aspektin ekologjik?
Studenti më i dobët i Europës është shteti i Luksemburgut, i cili ka nisur të marrë kredi ekologjike për këtë vit kalendarik, që më 16 shkurt. Në anën tjetër të spektrit, Moldavia është vetëm 23 ditë larg nga të pasurit burime të mjaftueshme natyrore për të furnizuar nevojat e popullatës së saj për këtë vit.
Çfarë ndikimi ka pasur kr iza COVID-19?
Krahasuar me vitin e kaluar, dita kur planeti ezauron parakohe burimet e tij vjetore natyrore është zhvendosur pas, ndryshe përgjatë disa viteve të fundit. Vitin e kaluar data e ezaurimit ishte 29 korrik kurse këtë vit kjo datë është spostuar me rreth 1 muaj, gjë e cila i atribuohet kryesisht pandemisë Covid, mbylljes së aktiviteteve në pjesën më të madhe të ekonomive botërore.