Dje Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Kri mit të Organizuar nëpërmjet një njoftimi theksoi se kishte kryer hetimet dhe kishte marrë vendimin e GJKKO në lidhje me një ish-tra fikant dr oge, të d ënuar në Turqi, dhe më pas arre stuar në vitin 2015 për çështje dro ge në Itali. Ky ishte shtetasi Xhemail Pasmaçiu, i identifikuar nga gjurmët e gishtave se ishte personi i njëjtë me pronarin e telvizionit Ora News Ylli Ndroqi. Menjëherë sh përthyen reagimet, qëndrimet, duke e cilësuar si s ulm politik, e të tjera si këto.

Gazetarët e Zotit Ndroqi në fakt tentuan të bënin avokatinë e eprorit të tyre, por në krah ju dolën jo pak eksponentë, kryesisht të opozitës, të cilët me gjysëm zëri thonin se kishin hallin e gazetarëve dhe jo të pronarëve. Por, e vërteta është se SPAK nuk ka kërkuar të hetojë gazetarët dhe as të arre stojë gazetarët. Nuk po ndalon, as shoqëron gazetarë, dhe as nuk po heton pasuritë e tyre. SPAK po heton pasurinë e një ish-tra fikanti dr oge, i cili është pronar mediash. Pra, loja duke vik timizuar gazetarët dhe shmangur Ylli Ndroqin, është thjeshtë dhe vetëm një skemë e fëlliqur, e cila kërkon të mbrojë tr afikantin dhe të nxjerrë gazetarët vik tima.

Në fakt SPAK po heton pasurinë e tra fikantit dhe jo të gazetarëve. Prandaj përqëndrimi duhet të jetë tek fakti se kemi të bëjmë me një ish-traf ikant dro ge, pronar mediash. Gazetarët që punojnë aty, ashtu siç ka ndodhur edhe në raste të tjera me mbyllje mediash, do ta gjejnë punën. Do ta gjejnë hapësirën sepse shumë prej tyre janë njerëz të zotë, me integritet dhe profesionalizëm që nuk kanë nevojë ti mbajë as një ish-tra fikant dr oge, apo dikush tjetër, që pretendon se është opozita e vërtetë apo fjala e lirë, përballë pretendimit të tyre se po s ulmohen nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj./ CNA.al