Kukësi humbet “pjesët” dhe pasi Vasil Shkurtaj përshëndeti, një tjetër “armë” e fortë e këtij sezoni përshëndet. Bëhet fjalë për Valon Ethemi, autor i 7 golave me verilindorët. Futbollisti do të udhëtojë në Poloni ku e pret Zaglebie Lubin, që sipas “onet.pl” do të zëvendësojë Damjan Bohar. Lojtari nga Maqedonia e Veriut ka postuar edhe një dedikim.

Surpriza Valon Ethemi, nga Kategoria e Parë te kampionët: S’e … “Vlerësim dhe mirënjohje për tre vitet me KF Kukësin. Faleminderit të gjithëve atyre që bënë të ndjehem te Kukësi si në shtëpinë time. Mirënjohje pafund për tifozeët e Kukësit, të cilët më pranuan dhe bënë të ndihem si pjesë e tyre.

Faleminderit drejtuesve të klubit, menaxhmentit dhe gjithë trajnerëve me të cilët bashkëpunova tre vitet e fundit, për mundësinë e dhënë që të përfaqësoj Kukësin dhe të kontribuoj për tre vite rresht për fanellën e kësaj skuadre. Kukësi ekipi më cilësor në Shqipëri”, Ethemi: Tirana shfrytëzoi … Vlerësim i pafund për bashkëlojtarët! Ata janë vëllezërit e mi. Të jetoja këtë aventurë bashkë me ata çuna, më ka bërë të ndjej dashurinë e vërtetë për futbollin.

Jam falenderues dhe mirënjohës që pata mundësinë të isha pjesë e këtij klubi. Pengu i vetëm më mbetet fakti që nuk mundëm të fitojmë titullin kampion, por uroj Kukësin ta fitojë shumë herë në të ardhmen, duke filluar nga sezoni që pason. Të nderuar miq në përgjithësi dhe tifozë të KF Kukësit në veçanti, për arsye profesionale kam vendosur të largohem për të provuar veten në një kampionat më konkurrues. Të dashur kuksianë, ishte kënaqësi të isha njëri prej jush. Do të mbetem gjithmonë tifoz i Kukësit dhe uroj shumë suksese në të ardhmen. Tani është koha për një aventurë të re. Me shumë dashuri, Valoni“, shkruan 22-vjeçari.