Gjigantët e Premier Ligës kanë fuqinë e mjaftueshme për të nënshkruar me superyllin argjentinas pasi që ai ka treguar vendimin shokues për t’u larguar nga Barcelona Tashmë nuk është sekret dëshira e Manchester Cityt për të nënshkruar me Lionel Messi pasi që këtë e kanë bërë edhe në të kaluar, kurse tani pasi që legjenda e Barcelonës ka kërkuar largim nga klubi, një lëvizje nga skuadra e Etihad është e pashmangshme. Për të nënshkruar me lojtarin më të mirë në botë, megjithatë, duhet të ndodhin shumë gjëra para se Messi të shkel në Manchesterin lindor. City, gjithmonë ka besuar se tek ta është vendi i duhur që të luajë golashënuesi më i mirë në histori i Barçës, kur ai të vendos që të largohet nga Camp Nou.
Kjo gjë tani pritet të testohet. Me trajnerin Pep Guardiola, City e ka njeriun që është shoku më i ngushtë i sulmuesit, ku do të ndërtojë një skuadër rreth Messi që do t’i sjell asaj edhe tituj të Ligës së Kampionëve. Kuptohet që Guardiola dhe Messi kanë biseduar me njëri-tjetrin, me çiftin që kanë marrëdhënie të ngushta më njeri-tjetrin. Skuadra nga Premier Liga po ashtu ka një projekt futbolli që do ta josh gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, me disa lojtarë klasi siç është Kevin De Bruyne dhe shokun e ngushtë të Messi, Sergio Aguero, me të cilët mund ta fitojë pa problem Ligën e Kampionëve sezoneve të ardhshme.
City gjithmonë ka pasur respekt të madh për Messi dhe kurrë nuk e ka fshehur që pasi ai të largohet nga Katalunia të vije aty dhe këtë e ka tentuar edhe në vitet e mëparshme. “Ai është një lojtar i Barcelonës dhe do të rrijë atje, kjo është dëshira e ime për të që të rrijë atje”, kishte thënë Guardiola gjashtë muaj më parë. “Nuk dua të flas për lojtarët që luajnë për klube tjera. Mendoj që ai do ta përfundojë karrierën aty, kjo është dëshira e ime”. Mirëpo, kalimi në City kurrë nuk ka qenë më i mundshëm se tani, edhe pse ka një rrugë të gjatë para se kjo gjë të ndodh në realitet.
Palumturia e Messi është e qartë. Një sezon i mjerë ku Barça e humbi titullin nga rivali i përbetuar Real Madrid në La Liga, e për më keq u poshtërua me rezultat 8-2 duke u mposhtur nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve. Trajneri Quique Setien u shkarkuar për t’u zëvendësuar me Ronald Koemna, por kjo nuk mjaftojë për ta bindur 33 vjeçarin, i cili dërgoi me një burofax konfirmoi dëshirën e tij për largim. Ka disa që thonë se kjo lëvizje ishte për ta larguar nga roli i presidentit të Barçës, Josep Maria Bartomeu. “Nëse ka ndonjë opsion që Messi të qëndrojë, nuk ka rëndësi sa e vogël është ajo, do të kalojë me dorëheqjen e Bartomeut”, tha rivali i Bartomeut, kandidati për president të klubit, Victor Font për Onda Cero. City ka qenë në këtë pozitë edhe më parë, jo më larg se më 2016 kur ata kishin bërë gati disa shifra për Messi pasi që autoritet e Spanjës filluan një hetim për taksa kundër Messi.
Burimet në Spanjë insistojnë që nuk do të këtë kthim prapa për Messi këtë herë dhe ai e ka mbushur mendjen që të largohet nga klubi. Në moshën 33 vjeçare, ai nuk mund ta çojë dem një sezon me një skuadër që ka nevojë për një intervenim serioz kirurgjik, sidomos pas humbjes nga Bayern.City do të përballet më shumë garë për nënshkrimin e Messi, me Paris Saint-Germain që po ashtu janë të interesuar; sulmuesi kishte marrëdhënie shumë të mira si brenda ashtu edhe jashtë fushës me Neymar kur ai luante për skuadrën nga Camp Nou.
Gjigantët e Serie A, Interi, po ashtu janë duke e marrë në konsideratë një lëvizje derisa kampionët e Italisë ëndërrojnë që ta bëjnë një skuadër “ëndrrash” ku Messi do të luante me Cristiano Ronaldon. Largimi i tij do të komplikohet për shkak të klauzolës së largimit që Messi po përpiqet ta aktivizojë.Messi dëshiron ta përdorë një klauzolë në kontratën e tij që do të lejonte atë largimin si lojtar i lirë, por Barca insiston që ai ka klauzolë largimi 700 milionë euro e cila skadon më 2021.
Është një problem me plot polemika për këtë gjë pasi që përfundimi i sezonit ka zgjatur për shkak të mbylljes nga Covid-19 gjë që do të kërkojë analiza të thukta të marrëveshjes se lojtarit me klubin, por që do të shtyejë edhe kalimin e tij në një klub tjetër. Barça ka interes për një numër të madh të lojtarëve të City dhe e ka bërë cakt një mbrojtës të ri dhe një ish nxënës të La Masia, Eric Garcia, si synim primar për transferim.Mergjithë pengesat që do të dalin, do të jetë vështirë që City t’ia kthejë shpinën lojtarit më të mirë të kësaj gjenerate në botë dhe për disa të tjerë, lojtarit më të mirë te të gjitha kohrave.
Ai mund të jetë duke u plakur, por ende është në linjë si fitues ndeshjesh edhe pse është parë që atij i mungon besimi pas vetizolimit. “Messi është lojtari më i mirë në botë. Nëse një ditë ai do të dëshiron të vije në City, ne do t’ja hapim dyert krah e krah atij”, kishte thënë më 2016, shefi ekzekutiv i City, Ferran Soriano. Dera mund të hapet, por kalimi në të nuk do të jetë aq i lehtë sa mendojnë njerëzit.