Taskforca antiCovid ka vijuar punën në terren me masa të shtuara. Në 24 orët e fundit u realizuan mbi 1 530 inspektime dhe monitorime dhe u morën 3 masa administrative. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në total gjatë kësaj periudhe të epidemisë janë kryer mbi 147 mijë inspektime dhe monitorime dhe janë marrë 565 masa administrative me gjobë dhe pezullime aktiviteti për subjekte dhe individë të gjetur në shkelje të protokolleve dhe rregullave për parandalimin e SARS COVID 2.
Ministria e Shëndetësisë u kërkon bizneseve të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë dhe qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin social, masat e higjienës dhe vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura. Çdo shkelje do të konsiderohet me rre zik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.