AKU ka kryer 393 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin.

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme inspektimet dhe monitorimet edhe si pjesë e Taskforcës antiCovid.

“Në çdo monitorim nga Taskforca këmbëngulet zbatimi me përpikmëri nga ana e bizneseve të protokolleve të sigurisë, si e vetmja mënyrë për të shmangur përhapjen e virusit”, njofton AKU.

AKU thekson se, “gjatë inspektimeve janë dhënë nëpër biznese ushqimore 15 masa me paralajmërim , për mungesë të librezave shëndetësore, rinovime të analizave të ujit, ambiente të prodhimit të pasistemuara etj”.

“Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 14 mostra në monitorim të qumështit për analizim të ngarkesës mikrobike dhe qelizave somatike Me kërkesë të vetë subjektit është bërë edhe asgjësimi i një sasie prej 2.3 tonë produkte ushqimore”, thekson AKU.

AKU vazhdon punën pandaluar në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.