Tre burra janë shpëtuar nga një ishull i humbur në paqësor pasi u individualizuan nga një avion kërkimi falë një SOS gjigand të shkruar në rërë. Të tre ata, të nisur nga Mikronezia për një ekskursion në barkë, nuk ishin kthyer dot më në bazë dhe kështu u ndez edhe alarmi. Tre ditë më vonë u pikasën nga një avion i aeronautikës australiane që nisi një helikopter për tu dërguar atyre ushqim dhe ujë. Më pas, ata u ngjitën në bordin e një anijeje mikroneziane patrullimi.

Sinjali i tyre për ndihmë ishte pikasur të dielën, në ishullin e pabanuar Pikelot – tha më pas departamenti australian i mbrojtjes. Të tre burrat, ishin nisur nga Pulavati në bordin e një barke shtatë metra të gjatë, më 30 korrik dhe donin të mbërrinin në ishulli koralor pulap, 27 milje larg, por duket se kishin gabuar drejtim dhe gjatë lundrimit kishin mbetur edhe pa karburant.

Mikronezia, në paqësorin perëndimor, përbëhet nga rreth 600 ishuj të vegjël të shpërndarë në një zonë të gjerë në oqean.