“Pusho shqip” është motoja e këtij viti për turizmin për të eksploruar bukuritë shqiptare që nga bregu i detit deri në majat e larta të maleve. Shqipëria ka resurse dhe bukuri natyrore e historike pa fund që edhe ky sezon turistik ndoshta nuk do të mjaftontë ti eksploroje të gjitha. Çdo zonë ka sitet e saj turistike që ndoshta dhe nuk i kemi dëgjuar më parë dhe të lindin dëshirën për t’i vizituar.
Një prej tyre është edhe Mati. Përmes një video në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Matit Agron Malaj fton të gjithë të eksplorojnë këtë zonë ku ka mjaft për të parë e shijuar që nga bukuritë natyrore, mikpritjen e ngrohtë dhe kontaktin me natyrën. “E ku ka më mirë se të ruash distancën duke shijuar bukuri pafund!”, shkruan kryebashkiaku i Matit. Liqeni i Shkopetit, Ura e Ulzës, Burreli, Muzeu Historik i Matit, Macukulli, Formula e Pagezimit, Kalaja e Stelushit janë disa prej siteve turistike të kësaj zone të cilat duhen vizituar patjetër.
✅Këtë verë vizito #Matin. Njih bukuritë natyrore të zonës, mikpritjen e ngrohtë dhe gëzoju kontaktit me natyrën. E ku ka më mirë se të ruash distancën duke shijuar bukuri pafund!
Gepostet von Agron Malaj am Samstag, 1. August 2020