Prej disa kohësh, modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë, e cila duket se po forcohet dita-ditës. Dyshja e kaloi karantinën së bashku dhe bashkëjetesa i lidhi më shumë me njëri-tjetrin, aq sa edhe tani përpiqen të kalojnë çdo moment së bashku.
Në rrjete sociale nuk mungojnë pozat e komentet e ëmbla për njëri-tjetrin, ndërsa së fundmi Oriola është siguruar që të gjithë ta dinë se ajo është tifozja më e zjarrtë e Erosit. Mbrëmjen e kaluar, modelja ka ndjekur ndeshjen ku luante partneri i saj dhe është bërë tepër krenare me golin e tij, aq sa gëzimin s’ka mundur ta mbajë dot për vete! “Ti më bën kaq krenare”- shkruan Oriola krahas postimit ku etiketon Erosin. Jo vetëm kaq, por ajo ka publikuar edhe një moment të ëmbël mes tyre, teksa ecnin të kapur për dore rrugëve të qytetit.