Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u shpreh sot se “147 mijë biznese të vogla dhe të mëdha janë ndihmuar nga qeveria shqiptare për të reduktuar pasojat e COVID-19”. “Vijojmë të ulim barrën fiskale dhe të mbështesim sipërmarrjen”, tha Denaj. Denaj u shpreh se masat synojnë rimëkëmbjen e ekonomisë dhe mbështetjen e biznesit.
“Norma e tatimit të thjeshtuar të fitimit për biznesin e vogël me xhiro deri në 8 milionë lekë në vit 2021, përfitojnë 5 311 subjekte. Norma e tatimfitimit për biznesin e madh me xhiro deri në 14 milionë lekë në vitin 2021, përfitojnë 12 257 subjekte”, tha Denaj.