Kosova me tre shtator në Parma të Italisë do të përballet me Moldavinë ndërsa tri ditë më vonë në Prishtinë ballafaqohet me Greqinë, dyja sfida këto në kuadër të Ligës C të Kombeve. Përkundër problemeve të mëdha të Kosovës rreth grumbullimit për shkak të situatës me koronavirus, ku disa klube i penguan futbollistët e tyre për të udhëtuar drejt Kosovës, duke i kër cënuar me karantinë, tashmë disa veçse kanë udhëtuar dhe janë në Prishtinë.
Nga të parët që i është përgjigjur thirrjes së Bernard Challandes është valon Berisha i cili tashmë është akomoduar në hotelin “Emeralld” në Prishtinë nga ku nesër udhëtojnë drejt Italisë. Ka qenë vet Berisha që ka konfirmuar mbërritjen në Prishtinë duke e postuar në fotografi në Instagram nga Prishtina. Së bashku me Berishën drejt grumbullimit me Kosovën ka udhëtuar edhe ylli tjetër Arbër Zeneli.