Në aksin Kuç-Gusmar që lidh Tepelenën dhe Himarën, si dhe qarkun e Gjirokastrës me rrugën e lumit të Vlorës dhe me bregdetin po vijon puna me ritme të larta. Deputeti i Partisë Socialiste në këtë qark, Damian Gjiknuri theksoi sot se “investimi po kryhet në 9.5 km gjatësi dhe deri më tani janë realizuar rreth 52% e punimeve në gërmim dhe mbushje”. Ky projekt është pjesë e “paketës së ndërhyrjeve”, ndërthurur më rrugën e Lumit të Vlorës dhe Bençë –Lekdush.
Ky aks është një domosdoshmëri infrastrukturore për të vënë në lëvizje agroturizmin në zonë, si dhe tregtinë e produkteve bujqësore e blegtorale. Po ashtu, ai sjell më pranë bregdetit dhe më pranë shërbimeve kryesore në qendrat përkatëse të bashkive. Natyra që shoqëron të gjithë këtë aks është një eksplorim më vete i turizmit malor, sepse jugu nuk ka vetëm plazhin e bukur.