Leo Messi ka ndërprerë pushime për të folur me Ronaldo Koeman, trajneri i ri i Barcelona-s, dhe, sipas radios katalanase RAC 1, ylli argjentinas mësohet të ketë thënë se “nuk është i qartë për të ardhmen e tij te Barça”.

Sipas RAC 1, Messi i ka thënë trajnerit holandez se, në këtë moment, “e shikon veten më shumë jashtë sesa brenda klubit dhe se është i vetëdijshëm për vështirësitë që mund të ketë për t’u larguar për shkak të kontratës së tij”.

Radioja katalanase ka shtuar se Barcelona ka deklaruar se “futbollisti ka një kontratë dhe se nuk do të bëjë asnjë koment mbi takimin e Messi-t dhe trajnerit”.